Shoqata Atdhetare Dukagjini
Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri
Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri Themeluar 6 Prill 2003 — Shkodër, Shqipëri
Dukagjini

Ruajmë dhe Promovojmë
Trashëgiminë

Mirësevini në vatrën dixhitale të Shoqatës Atdhetare Dukagjini.

Shfleto Gazetën
Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj
Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj Që nga themelimi, Kryetar i shoqatës është Koloneli legjendar Ndue Sanaj

Historiku i Shoqatës

Shoqata "Atdhetare-Dukagjini", u themelua më 6 prill 2003 dhe u miratua në gjykatën e shkallës së parë — Tirane, me vendim Nr. 666, datë 13 maj 2003.

Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfarë unë bëra për Dukagjinin

Misioni

Duke u mbështetur në historikun e së kaluarës dhe të sotmes, duke respektuar ndjenjat dhe sakrificat e të parëve për liri e pavarësi, Dukagjini të zërë më mirë vendin që meriton në Botën e qytetëruar e moderne.

Objektivat

  • Të përfaqësojë, të mbrojë dhe të paraqesë vlerat e trashëgimisë kulturore, historike, si dhe në të gjitha fushat e kësaj treve.
  • Sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të resurseve ekologjike dhe turistike të Dukagjinit.
  • Të punojë për të siguruar një pjesëmarrje sa më dinjitoze në tërë jetën shoqërore, në proceset vendimmarrëse në mbrojtje të paqes dhe të demokracisë.
  • Të punojë për njohjen dhe paraqitjen e të gjithë personaliteteve të njohur në fusha të ndryshme të shkencës, kulturës, sportit, artit, e tjerë.

Grupi Nismëtar

Ndue Sanaj, Luigj Shyti, Prelë Shytani, Martin Ara, Mri Kroni, Fran Preçi, Fran Kapaj, Pal Lera dhe Prelë Milani.

Kryesia e Shoqatës

Konferenca e Parë, datë 06 prill 2003:

  1. Kryetar — Ndue Sanaj, ish oficer, Kolonel, sot pensionist.
  2. Sekretar — Luigj Shyti, drejtor i shkollës së mesme, Gur i Zi.
  3. Kryeredaktor i gazetës "Dukagjini" — Prelë Milani, historian & inspektor policie.
  4. Anëtarë: Ndue Vata, Prelë Shytani, Zef Nika, Mri Kroni, Pal Lera, Lazër Kodra, Fran Kapaj, Syka Çarku, Nikë Pali, Fran Molla, Mirash Ftoni.

Konferenca e Dytë, datë 8 prill 2006:

  1. Kryetar — Ndue Sanaj.
  2. Nënkryetar — Gjergj Liqeza, Konsull Nderi i Republikës së Austrisë në Shkodër.
  3. Sekretar — Luigj Shyti.
  4. Kryeredaktor i gazetës "Dukagjini" — Lazër Kodra.
  5. Anëtar — Eduard Çurçija, Mri Kroni e Ndoc Logu.

Shoqata ka 158 anëtarë, të organizuar në 5 degë: Shkodër (78), Tiranë (33), Kurbin (22), Lezhë (13) dhe Mirditë e Madhe (12).

Në nëntor 2005, në Michigan të SHBA, u krijua Shoqata "Dukagjini", me kryetar Ndrek Guri dhe sekretar Pëllumb Kulla.

Foto Historike 1 Foto Historike 2

Histori e Shkurtër e Dukagjinit

Dukagjini dhe dukagjinasit jane te hershëm ne histori si emer dhe si princa. Emri Dukagjin përmendet qe ne fund te shekullit te VII, sipas testamentit te Gjon Muzakës te vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri ne Troje. Luftuan ne Bosnje-Hercegovine, ardhur e vendosur ne Arbëri, nga Franca (axhuinet).

Emri Dukagjin rrjedh prej emrit te te parit te nje dynastie princore, Gjin Tanushi. Gjin Tanushi, ne vitin 1281, fitoi titullin e larte "Duke". Nga Duke Gjini, moren mbiemrin pasardhesit e tij dhe territoret qe sundoheshin prej kesaj familje moren emrin Dukagjini, kurse banoret u quajten dukagjinas.

Ne shekullin XIV-XV, fisi i dukagjineve arriti apogjeun e tij me Leken III, bemat e te cilit, si prijës ushtarak perkrah Gjergj Kastriotit, qene te përmendura. Ne menyre te vecante emri i tij lidhet me drejtimin e forcave ushtarake arbërore kunder turqve, pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, me te drejten zakonore arbërore (Shqiptare), te kodifikuar dhe te saksionuar ne "Kanuni", qe mban emrin e Leke Dukagjinit.

Me pushtimin turk (osman), Dukagjini kthehet ne sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit.

Toponimi "Dukagjin", Dukagjini i sotem, nuk ka dale shpejt. Deri ne fundin e shekullit te XIX, udhetar, studiues, shkencetar, e te tjere nuk e perdoren fare kete toponim, per ate territor qe sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumice, veçanarisht ne Shale, Shosh e Mertur, perbehen nga popullsi qe erdhi nga krahu i majte i lumit te Drinit, nga banoret e treves se Pukes, rrjedhoje e luftes dhe raprezaljeve ne gjysmen e pare te shekullit te XVII, qe çoi ne çarjen e popullsise etnike dhe hapjen e rrugës Shkoder-Puke-Prizren. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principates se Dukagjinit.

Pulti

Pulti eshte shume i hershëm, shume me i hershem se sa Principata e Dukagjinit. Pulti shtrihej ne hapsiren: ne Veri deri ne Plav, ne Lindje deri ne kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel, ne Jug deri ne kufi me Lezhen, dhe ne Perendim, perfshi luginen e Cemit. Ky territor, nga disa te huaj, ka kete emrim qe nga shekulli i II. Kalate apo qytezat, qe njihen sot, si: Mauriqi (Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T'pla te Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopci, Shati, Deja, Sarda (Shurdhahu), Gradeci, Mokseti, e te tjere, ne te cilat kane mbetur pak mbeturina, jane qe ne kohen e romakeve (ne vitin 2007, ne fshatin Theth, eshte zbuluar nje vendbanim i kohes se Bronxit, ndoshta dhe 3 000 vjet para l. Krishtit), te cilat tregojne per qytetrimin e banoreve te kesaj shtrirjeje gjeografike dhe perpjekjet e tyre per te ruajtur lirine.

Pulti ishte i ndare ne dy pjese. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum (Inferoir), heret me qender ne Sarda (Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum (Superior), heret, ne qender ne T'pla te Krasniqes.

Pulti i Vogel (i Poshtëm), shtrihej ne gjithë ultësiren e Mbishkodres, fushen e Zadrimës, malesine e Zadrimës dhe te Pukes dhe deri ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel. Pulti i Madh (Epërm), shtrihej ne te gjitha vendet malore, prej qafes se Bashkasit dhe deri ne Peje, ne kufi me Prizrenin dhe pergjate krahut te djathte te lumit Drin.

Me krijimin e principates se Pultit, me sundimatar dinastine e Spaneve, Pulti perseri u nda ne dy pjese. Pulti i Vogel, me qender ne Dakaj; Pulti i Madh, me qender ne T'pla te Krasniqes. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur ne kete pjese Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe keto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan ne vartesi te sanxhakut te Dukagjineve, me qender ne Peje. Kjo treve, me pushtimin turk, quhej me toponomin "Spanet" ose "Shpanet", ose "Petershpanet" ne emer te dynastise se Spaneve.

Pavarësisht nga levizjet e popullates, brenda treves se Pultit, nga emermet e ndryshme qe kane marre pjese te kesaj shtrirjeje gjeografike, ne mesjetën e hershme, te mesme dhe te vonshme, si dhe sot, ajo eshte popullsi pultinase.

Populli i kesaj treve, ne gjithë historine e tij, ka treguar vlera te larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkejetese. Burrat dhe gratë kane marre pjese ne te gjitha momentet kulmore te fatit te Arbërise (Shqiperise), qe ne lashtësi dhe deri ne ditet e sotshem.

Ja disa nga momentet me kulmore, ku jane shpalosur keto vlara:

  • Ne Kuvendin e Lezhes, me 2 mars 1444, me princat e tjere arbërorë, nen drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, moren pjese edhe perfaqesuesit e pultinasve: Princat shpirtmedhenje Nikollë e Pal Dukagjini; Leke Zakarija; Pjetër Spani, zoti i Pultit; Leke Dushmani bashke me Pjetrin e prince te tjere fqinje.
  • Ne te gjitha luftrat kunder turqve, me ne krye Kryetrimin Gjergj Kastriotin, me emer kane qene heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit; vellezerve Leka e Pjetër Dushmani. Ne menyre te vecante ka spikatur Leke Dukagjini, i cili pas vdekjes se Gjergj Kastriotit drejtoi forcat luftarake te Arbërit kunder turqëve, prej vitit 1468 e deri sa u pushtua Shkodra prej tyre, me 1479.
  • Pjesmarrja ne kryengritjet antiosmane ne vitet 1501-1602, ku moren pjese mbi 2656 krere nga e gjithë Shqipria.
  • Pjesmarrja ne vitet e Rilindjes Kombetare, si ato ne vitin 1835-1836, ne vitet 1854 e 1883, me 300 luftetare ne malin e Taraboshit.
  • Pjesmarrja ne vitet 1878 ne mbrojtje te tokave shqiptare te Ulqinit, Tivarit, Hotit e Grudës, me rreth 200 luftetar.
  • Pjesmarrja e perfaqesuesve te Dukagjinit, me ne krye Mark Lula e Gjek Gega, me 15 qershor 1878, ne Lidhjen e Prizrenit.
  • Krijimi i "Djelmnia e Shales", me 1890, me ne krye Mehmet Shpendin, qe perfaqesoi atë ne perpjekjet per pavaresi te Shqiperise ne krah te Dede Gjon Lulit dhe Bajram Currit.
  • Veprimet luftarake mbrojtëse kunder ushtrise malazeze, ne korrik 1915, ne te cilat dhan jeten 104 luftetare.
  • "Besa e Prekalit", me 25 shtator 1919, qe u be simbol besëlidhjeje ne te gjithë malesitë e Veriut.
  • Keto vlera jane shfaqur ne Kongresin e Lushnjës, me 1920; ne levizjen noliste ne qershor 1924; ne levizjen antizogiste ne nentor 1926; ne luften per çlirimin e Shqiperise kunder nazi-fashizmit, me Çeten Partizane te Saj, e cila u krijua me 5 nentor 1943, me 32 luftetare.

Ne periudhen e pavarësise, Dukagjini perfaqesohej ne administraten shqiptare si nenprefekture, me qender Kodër Shen Gjergji, qe perfshinte Shale, Shosh, Toplane, Plan, Xhan, Kir, Dushman, Shllak dhe Mazrek, deri ne vitin 1953. Pas ketij viti, deri ne vitin 1972, ka qene e ndare ne dy njesi administrative: lokaliteti i Dukagjinit, me qender ne Breg-Lumi dhe lokaliteti i Shllakut, me qender ne Gegaj.

Ne vitin 1967, ne malësi u krijuan kooperativat bujqesore. Pas vitit 1990, me kalimin ne sistemin shume partiak dhe ne ekonomine e tregut, Dukagjini perbehet nga 5 komuna: Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku dhe Temali.

Dukagjini ka 40 fshatra dhe nje siperfaqe prej 607.59 km². Ne fund te vitit 1990, ka patur 5204 familje, me rreth 17 000 banore. Ne vitet 90-te, shumica e tyre kane zbritur ne fusha e qytete per nje jete me te mire. Pjesa dermuese e tyre jane vendosur ne qytetin e Shkodres, ne lagjen "Mark Lula", ne "Kiras", ne lagjen "Partizani", dhe ne komunen e Rrethinave. Dukagjinasit jane vendosur edhe ne Tirane, ne Kurbin (mbi 400 familje), ne Lezhe, ne Malesi te Madhe, e ne qytete e rajone te tjera fushore. Nje pjese e tyre jane ne emigracion ne te gjitha shtetet e Evropes, ne SHBA dhe deri ne Australine e larget.

Dukagjinasit filluan te mesojne shkrim e kendim shqip me hapjen e shkolles se pare shqipe, me 1917, ne Theth, krijuesi i se ciles ishte At'Gjecovi. Ne fund te vitit 1990, ka patur 5 shkolla te mesme, 35 shkolla 8-vjecare e fillore; spital rajonal ne Breg-Lumi me te gjitha repartet e tij; spitale ne Pult, Shosh dhe Shllak; qendra shendetesore ne çdo fshat. Sot ka mbi 500 dukagjinas me studime te larta ne te gjitha specialitetet, qe bejne pjese ne eliten intelektuale te vendit.

Dukagjini gjithmone ka nxjerre figura te ndritura, ndër te cilët mund te veçojme: Mark Lula, Mehmet Shpendi e Gjek Gega; Mark Sadiku e Lulash Gjeloshi; Mark Prele Ujka e Voc Deda; Gjon Marashi e Bal Marku; Kushe Micja e Zina Frani; Kol Prela e Martin Camaj; Vas Kiri, Dede Thani e Ndok Gjeloshi; Mark Plani, Ndue Logu e Mirash Binoshi; Ndrek Luca e Pjeter Gjoka; Gjon e Lec Shllaku; Tinka Kurti e Marije Shllaku; Bernardin Palaj e Nikoll Gjini; Luigj Marlekaj e Daniel Gjecaj; Pal Mirashi, Lin Shllaku e Mirash Vuksani; Shaqe Nika, Pina Thani e Vera Bregu. Ne vijimesine e figurave te Dukagjinit, sot jane: profesor-doktor Leke Sokoli, Ndoke Marku, Vuksan Kola e Tonin Gjuraj; shkrimtari Lazer Stani, poeti Prele Milani e Lazer Kodra, poetët Tone Deda, Laureta Nika e Ledija Dushi, studiuesit Ndue Cukeli, Voc Deda, Ndoc Bjeshka, Luigj Shyti, e te tjere, e te tjere.

Dukagjini - Pamje 1 Dukagjini - Pamje 2 Dukagjini - Pamje 3 Dukagjini - Pamje 4

Lajmerime & Evente

25Mars

Mbledhja e Asamblesë

Njoftojmë të gjithë anëtarët se mbledhja e radhës e Shoqatës "Dukagjini" do të mbahet pranë zyrave tona. Ftojmë të gjithë të marrin pjesë për të diskutuar rreth projekteve të reja.

10Prill

Promovim Libri

Ftojmë dashamirësit e librit në prezantimin e vëllimit më të ri "Dukagjini — Shqipëria ime aty". Do të ketë të ftuar të veçantë dhe diskutime mbi botimin.

28Nentor

Ceremoni Kombëtare — Dita e Flamurit

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, Shoqata Atdhetare Dukagjini organizon një ceremoni solemne në sheshin kryesor të Shkodrës. Do të ketë recitim poezish, këngë patriotike dhe fjalë kushtuar heronjve të kombit.

06Prill

22-vjetori i Themelimit

Shoqata feston 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje kulturore-artistike. Do të ketë ekspozitë fotografike mbi historinë e shoqatës, nderim të anëtarëve të merituar dhe muzikë folklorike të Dukagjinit.

15Maj

Ekspeditë Kulturore në Dukagjin

Shoqata organizon një ekspeditë në trevat e Dukagjinit për dokumentimin e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike. Të interesuarit mund të regjistrohen në zyrat e shoqatës deri më 10 Maj.

20Qershor

Konferencë Shkencore — Historia e Dukagjinit

Shoqata, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës, organizon konferencë shkencore me temë "Dukagjini në shekuj — trashëgimia historike dhe perspektiva". Ftohen studiues, historianë dhe të gjithë dashamirësit e historisë.

Arkivi i Gazetës "Dukagjini"

Botimet Tona

Konferencë: "Gjakmarrja realitet apo retorikë"

Me datën 11 dhjetor 2001, ne mjedisin e Shtëpisë se Ushtarakeve, me rastin e Ditës Botërore te Drejtave te Njeriut, u zhvillua Konferenca shkencore, me teme: "Gjakmarrja realitet apo retorike" e organizuar nga Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" dhe Komisioni për Drejtësi dhe Paqe"

Ne këtë konference, morën pjese personalitete te fushave te ndryshme te qytetit Shkodër, te Dukagjinit, jurist, mësues, shkrimtar, poet, këshilltar e te tjerë, qe mund te kontribuonin ne realizimin e qëllimit. Ne mënyrë te veçante, e nderoi këtë konference: Presidenti i Komisionit për Drejtësi e Paqe i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Arqipeshkvi i Metropolitit Shkoder-Pult, Imzot Angelo Massafra; Nje përfaqësi e Shoqatës se Miqësisë Kosove-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", me qendër ne Peje, me Kryetarin i kësaj shoqate, Ukshin Jashari dhe te shoqates "Islamik Relief".

Ne hapjen e Konferencës, Kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", pasi prezantoi programin dhe ju uroi mirëseardhjen pjesëmarrëseve, u ndal: Pas përmbysjes se shtetit monist, shpërthyen disa fenomene qe nuk ishin dukur rreth nje gjysme shekulli, siç është gjakmarrja. Shume kush u be trim dhe çoi fjale njërit apo tjetrit, se me ke "gjakun" dhe nuk ke bese, edhe pse ky rast mund te jete i disa dekadave me pare!!! Menjëherë u çuan ne këmbë njerëzit e "mençëm" për zgjidhen e këtij fenomeni, ose për parandalimin e tij ne baze te drejtës zakonore, duke përdorur shprehjet tashme te rëndomta "kush fale është burrë", "Kush fale është me trim", rilindi institucioni i "Faljes", i "Besës" e te tjera e te tjera jashtë kontekstit te të jetuarit ne shoqërinë e hapur, ne themel se cilës janë vlerat e individit. U krijuan shoqatat e pajtimit te gjaqeve dhe te konflikteve, te cilat krijuan dhe Komitetin e Pajtimit Mbarë Kombëtar, me qendër ne Tirane, i cili përgatiti dhe zhvilloj Kongrese dhe u lidh me te gjithë strukturat e Bashkimit Evropian dhe deri me Organizatën e Kombeve te Bashkuara duke padite shtetin Shqiptar, duke u krijua nje minishtet brenda shtetit. Nuk mund te them, me dashje apo pa dashje, ranë ne ketë kurth, edhe President te Shtetit Shqiptar, edhe Kryeministra deri dhe Kuvendi Shqiptar qe miratoj ligje dhe struktura kundër gjakmarrjes me ne krye Presidentin e Republikës se Shqipërisë!... A zgjidhet ky fenomen qe tani është bere problem me metoda arkaike? ... Përgjigjen me te mire do ta marrim nga kumtuesit dhe nga ju, qe me mendimet tuaja do te na ndihmoni t'ia arrijmë qëllimit te kësaj konference. ...

Pastaj shprehu mirënjohjen për ata qe ndihmuan ne përgatitjen dhe zhvillimin e kësaj Konference, si: Biznesmenin dukagjinas, ne Miçgan te SHBA, Ndue Ftonin dhe Komisionin për Drejtësi e Paqe, me Sekretar Luigj Mila.

Konferencën e përshëndeti: Shkëlqesisë se Tij, Imzot Angelo Massafra, dhe Koordinatori për shoqatën e miqësisë Kosove-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj, Rrahman Jashari dhe Nënkryetari i kësaj shoqate, profesor Rexhep Abazi, te cilët me mesazhet qe dhanë na ndihmuan ne te gjitha drejtimet, por ne veçanti për formulimin e deklaratës.

Kumtesat

  1. Kumtesa: "Vështrim historik mbi gjakmarrjen, shkaqet dhe pasojat", u mbajt nga juristi Luigj Mila, Sekretar i Komisionit për Drejtësi e Paqe
  2. Kumtesa: "Shqiptaret vrasës patologjik apo te imponuar nga kushtet historike për te mbijetuar?!", u mbajt nga poeti, historiani dhe kryetari i seksionit te veprimtarive te Shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Prele Milani
  3. Kumtesa: "Kanuni shkaktar apo abuzim me te për vijimin e gjakmarrjes", u mbajt nga studiuesi Luigj Shyti, Drejtor i shkollës 9-vjeçare ne Rragam-Komuna Guri i Zi dhe Sekretari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini"
  4. Kumtesa: "E drejta zakonore dhe ligjet bashkëkohore përballë njeri-tjetrit", u mbajt nga avokat Arbër Raja
  5. Kumtesa "Procesi i edukimit, mase parandaluese për eliminimin e gjakmarrjes", u mbajt nga poeti dhe Kryeredaktori e gazetës "Dukagjini", Lazer Kodra
  6. Kumtesa "Përgjegjësia e strukturave te drejtësisë për te parandaluar gjakmarrjen", u mbajt nga avokat Tonin Marku

Ne mbyllje te punimeve te Konferencës, Kryetari i shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Ndue Sanaj, u ndal: Mendojmë, se erdhi momenti ta mbyllim Konferencën, nëpërmjet se cilës, me ndihmën tuaj ja arritëm qëllimit, dhe për këtë, ne emër te shoqatës "Atdhetare-Dukagjini" dhe Komisionit për Drejtësi e Paqe, ju falënderoj përzemërsisht te gjithëve për kontributin qe dhatë, por ne veçanti për kumtuesit Luigj Mila, Tonin Marku, Arbër Raja, Lazer Kodra, Luigj Shyti e Prele Milani, qe me punën e tyre te përgjegjshme, bën përpjekje te na marrin te gjithëve me veti dhe na morën duke u bere pjese e tyre, ne arritjen e qëllimit te kësaj konference, qe ju kushtua nje nder problemeve me shqetësuese, me abuzive ne shoqërinë tone dhe ne veçanti ne zonën e Dukagjinit, te komunitetit te tij kudo qe ndodhet, punon e jeton. Ato ishin mjafte interesante dhe na ndihmuan te shohim me mire këtë fenomen te turpshëm ne çdo kohe për shoqërinë tone, por ne veçanti për kohen qe kalojmë dhe duam te integrohemi.

Organet kompetente duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për mbrojtjen e atyre që nuk kanë bërë krim duke pasur parasysh se të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës ...

Me zhvillimin e kësaj konference, nuk pretendojmë se kemi arrite ndonjë kulm shkencor dhe u tha ndonjë gjë e panjohur dhe as kapem ndonjë maje, apo kapem flamurin, por mendojmë, se ndikuam sa do pak ne sensibilizimin e opinionit, veçanërisht tek te rinjtë.

Deklarata e Konferencës

Me datë 11 dhjetor 2010, me rastin e Ditës Botërore te të Drejtave të Njeriut, në mjediset e Shtëpisë së Ushtarakëve, u realizua konferenca shkencore një ditore me temë: "Gjakmarrja realitet apo retorikë". Kjo konferencë, e cila u realizua në bashkëpunim nga Shoqata "Atdhetare-Dukagjini" dhe Komisioni Drejtësi dhe Paqe, në praninë edhe të Arqipeshkvit Metropolit Shkodër-Pult, një kohësisht edhe President i komisionit Drejtësi dhe Paqe, Imzot Angelo Massafra, dhe pjesëmarrjen e organizatave jo qeveritare, përfaqësues të institucioneve shtetërore, intelektualë, specialistë të fushave të ndryshme dhe individë, si dhe një përfaqësi e shoqatës se Miqesise Kosove-Malesi e Madhe "Martin Dreshaj", me qender ne Peje, të cilët diskutuan gjerësisht për fenomenin e gjakmarrjes, shtrirja e tij, abuzimet dhe masat për daljen nga situata.

Në fund të takimit të pranishmit ranë dakort për lëshimin e deklaratës së mëposhtme:

Ne, përfaqësuesit e shoqatës "Atdhetare-Dukagjini", Komisionit Drejtësi dhe Paqe, dhe pjesëmarrësit, të mbledhur sot me datë 11/12/2010, me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut, në një konferencë një ditore për gjakmarrjen me temë "Gjakmarrja realitet apo retorikë" deklarojmë:

Fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë një nga problemet kryesore sociale në Shqipëri, i cili jo vetëm që nuk është reduktuar por vitet e fundit ka ardhur në rritje. Problemi është i shtrire ne te gjithë Shqipërinë edhe pse ne Veri ka nje karakter paksa me te veçante dhe te "organizuar" pasi ne këtë zone aplikohet ngujimi i familjeve gjë qe për zonën e Jugut është po thuaj i panjohur. Vrasjet e kryera për gjakmarrje ne shumicën e rasteve nuk bazohen te kanuni apo ndonjë tradite tjetër zakonore dhe përfshirja e kanunit është sa abuzive aq edhe keqdashëse, por qe ne themel këto lloj vrasjesh kane mentalitetin e vetëgjyqësisë. Masat e marra nga organet shtetërore për parandalimin, lehtësimin dhe reduktimi e gjakmarrjes kane qene të pamjaftueshme.

As krijimi i "Këshillit koordinues shtetëror" për reduktimin e gjakmarrjes, ngritur me vendim te ligji Nr. 9389, date 4.5.2005, nuk e ka kryer funksionin e vet. Po ashtu ky Këshill koordinues, duhej te përcaktonte platformën dhe mënyrën e organizimit dhe te koordinimit te veprimtarisë me organet e qeverisjes vendore gjë qe po ashtu nuk ka ndodhur. As organet e drejtësisë, sidomos gjykatat nuk e kane kryer detyrën e tyre siç duhet ne gjykimin dhe dënimin sipas ligjit te të gjitha rasteve për gjakmarrje. As organizatat jo shtetërore nuk kanë ndërhyrë ne mënyrë domethënëse në drejtim të lehtësimit të problemit, përkundrazi shpeshherë janë bëre pengesë duke abuzuar me problemin me qëllim përfitimi. As mediat qofshin ato të shkruara apo elektronike, me gjithë kontributin e dhënë nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur fenomenit të gjakmarrjes.

Numri i familje të ngujuara edhe pse janë me pak se sa ç'deklarohen nga disa organizata dhe individë përsëri janë mjaftueshëm për tu shqetësuar, pasi kemi të bëjmë me dënime kolektive te cilat përfshijnë persona të pafajshëm siç janë fëmijët. Organet shtetërore te drejtësisë nuk duhet të lejojnë ngujimin e këtyre familjeve pasi kjo ka lidhje me kërcënimin, kanosjen i cili është një vepër penale e parashikuar në kodin penal, e sanksionuar në Nenin 83/a, Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 12, dhe ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, i cili parashikon dënimin me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë për kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje. Po ashtu në Nenin 83/b, Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 9, parashikohet burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë, nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje. Shkollat dhe institucionet tjera arsimore mund të luajnë një rol edhe më të madh në drejtim të edukimit te fëmijëve me ndjenjat e paqes, pajtimit dhe tolerancës.

Propozimet

  • Duke pasur parasysh rolin e fesë në forcimin shpirtëror në vlerat fetare dhe njerëzore dhe duke falënderuar klerin për punën e bërë, kërkojmë: "Bashkëpunimin më të ngushtë me institucionet fetare qendrore dhe lokale pasi janë këto të fundit ato të cilat historikisht dhe aktualisht kanë dhënë dhe po japin kontribut të shquar ne drejtim te lehtësimit dhe parandalimit te gjakmarrjes".
  • Hartimi i një Strategjie Kombëtare për parandalimin e gjakmarrjes dhe eliminimin e pasojave te saje.
  • Rritja e vazhdueshme e autoritetit të shtetit të së drejtës për sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbrojtjen e jetës së njeriut.
  • Trajtimi me përparësi i zhvillimit të disa zonave të cilat për arsye objektive dhe subjektive janë më të prapambetura si dhe përcaktimi i politikave dhe strategjive te veçanta për të ardhurit nga zonat malore.
  • Parandalimi i kriminalitetit në tërësi dhe vrasjeve në veçanti duke realizuar projekte edukative dhe sensibilizuese me metoda bashkëkohore.
  • Rritja e shkallës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe organeve të ngarkuara me parandalimin dhe luftën kundër krimit.
  • Forcimi dhe institucionalizimi i bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe organizatave jo qeveritare për zgjidhjen e konflikteve.
  • Lirimi i familjeve të ngujuara duke bëre presion familjeve ngujuese, nëpërmjet kontrollove sistematike për armëmbajtje.
  • Sensibilizim i opinionit publik si dhe inkurajimi i fondacioneve, misioneve e shoqatave, që punojnë për zgjidhjen e konflikteve dhe për pajtimin e mosmarrëveshjeve.
  • Ne bashkëpunim me drejtuesit e TV private dhe prindërve, te ushtrohet nje kontroll me i rrepte i programeve televizive dhe lojërave elektronike, te cilat ne shume raste kane përmbajtje te theksuar dhune.
  • Dhe se fundi ne bashkëpunim me prindërit dhe mësuesit te shmangen metodat e dhunshme edukative te fëmijëve, pasi kjo jo vetëm bie ndesh me ligjin, por edhe nxit dhe edukon dhunën tek këta te fundit.

Organizatat e mësipërme zotohen për një bashkëpunim të plote, të sinqertë dhe profesional në drejtim të lehtësimit të problemit të gjakmarrjes, deri në eliminimin e plotë të tij.

Nga pjesëmarrësit në Konferencë

Për Shoqatën "Atdhetare-Dukagjini": Ndue Sanaj, Kryetari
Për Komisionin Drejtësi dhe Paqe: Luigj Mila, Sekretari i Përgjithshëm

Kjo deklaratë ju drejtua

  • Presidentit te Republikës së Shqipërisë, profesor doktor Bamir TOPI
  • Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Jozefina TOPALLI
  • Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, profesor doktor Sali BERISHA
  • Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit PATOZI
  • Kryetarit të Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz RUÇI
  • Ministrise se Punëve të Brendëshme, Ministrit Lulëzim BASHA
  • Ministrise se Drejtesise, Ministrit Bujar NISHANI
  • Prokurores së Përgjithshëm, zonjës Ina RAMA
  • Kryetares së Gjykatës së Lartë, zonjës Shpresa BEÇAJ
  • Ambasadave të akredituara në Shqipëri: Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE, Republikës së Italisë, Republikës së Francës, Mbretërisë së Holandës, Republikës së Austrisë, Mbretërisë së Spanjës, Republikës së Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar Britanike
  • Organizatave Jofitimprurëse në Shqipëri
  • Mediave të shkruar dhe vizive

Përshtypjet tuaja

Faqja është në fazën e parë të publikimit. Ju ftojmë të shkruani përshtypjet, vërejtjet dhe sugjerimet tuaja për ta bërë atë më të mirë dhe më të përshtatshme për ju.

Kontakte

Adresa e Shoqatës

Lagja "Vojo Kushi", Rruga "Çlirimi", Pallati 1261
Shkodër, Shqipëri

Ndue Sanaj

Kryetari i Shoqatës

+355 692 328 116 / +355 22 243 664

nsanaj@gmail.com

Gjergj Leqejza

Nënkryetari

+355 682 050 267

gjergjleqejza@gmail.com

gleqejza@yahoo.com

Lazër Kodra

Kryeredaktori i Gazetës "Dukagjini"

+355 683 191 817

Prelë Milani

Kryetar, Seksioni i Historiografisë & Kulturës

+355 694 130 348

prelemilani@gmail.com

Roza Pjetri

Kryetare, Seksioni i Veprimtarive Kulturore

+355 692 079 174

rpjetri@yahoo.com

Angjelina Shllaku

Kryetare, Seksioni i Gruas e Rinisë

+355 697 999 329

angelinashllaku@gmail.com

Mhill Prroni

Kryetar, Seksioni i Ekonomisë e Financës

+355 692 092 048

mhillprroni@gmail.com

Dukate Bregu

Kryetare, Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun

+355 692 658 404

dukatebregu@gmail.com

Logo Shoqata Dukagjini